Historiku

Kompania Degert Auto sha me nje eksperience me shume se 20-te vjecare ne tregun e pjeseve te kembimit dhe lubrifikanteve te automjeteve ofron nje game te gjere produktesh dhe sherbimesh te krijuara per te permbushur me se miri nevojat e konsumatoreve.

... Degert Auto sha me shume se 20 vite prane jush ...
  • 2019Dyqani Fresk

    Dyqani ynë më i ri që i shtohet rrjetit tonë...
  • 2019Dyqani Vorë

    Dyqani Vorë
  • 2019Dyqani Korçë

    Dyqani Korçë
  • 2017Dyqani Kavajë

    Dyqani ynë më i ri që i shtohet rrjetit tonë...
  • 2017Dyqani Shkoder

    2017 shenon nje tjeter sukses te kompanise sone.Dhe kjo serisht ne hapjen e nje dyqani tjeter radhasi,tani per te permbushur dhe nevojat e klienteve ne qytetin e shkodres dhe zonat perreth saj.Kjo deshmon se Degert Auto sha do te jete ende me e madhe,ende me cilesore,dhe ende me e suksesshme.Synojme zgjerimin e kapaciteteve,shtimin e punetoreve si dhe zgjerimin e rrjetit neper te gjitha qendrat e vendit dhe kufijeve jashte saj.
  • 2016Dyqani Fier

    Tashme kompania Degert Auto sha eshte rritur dhe shendrruar ne nje kompani moderne me mbi 50 punetore,te kualifikuar te cilet me shume sukses i kryejne punet dhe detyrat e tyre ne objekte moderne (mbi 4000 metra katrore) si ne shitjen e auto pjeseve (tashme me mbi 50000 artikuj) ashtu edhe ne magazinimin e tyre me kushtet me bashkekohore. Klienti furnizohet me pjeset origjinale, sherbimin cilesor, si dhe cmimet me te mira ne treg.Te gjitha keto me nje staf profesional dhe punes se menaxhimit te suksesshem te kompanise.
  • 2015Dyqani Durres

    Gjate ketyre viteve kompania jone eshte karakterizuar nga nje zhvillim e rritje normale pa buje e zhvillime dramatike,gje qe paraqet nje shembull te mire e te rralle ne hapsirat dhe rrethanat e formimit te rritjes se saj nder vite.Hapja e dyqanit ne qytetin e Durresit e deshmon me se miri kete sukses te parashikuar.
  • 2012Magazina qendrore ne Berxulle

    Shtimi i shpejte ne numer i artikujve pothuaj 30000-40000 artikuj gjendje ,linden nevojen e magazinimit te tyre ne nje hapsire me te madhe ne perputhje me standartet e kerkuara. Keshtu realizuam krijimin e nje magazine moderne dhe gjigande per nga permasat e saj.
  • 2008-2010

    Jane vitet me produktive te kompanise. Bashkepunimet e njepasnjeshme me kompanite me prestigjoze ne fushen e pjeseve te kembimit te automjeteve,sollen mundesine e realizimit te kontratave ekskluzive te produkteve te cilat do kishin perfaqesues per Shqiperine, kompanine Degert Auto sha. Nder keto marka prestigjoze vlen te permendim: Brembo Parts, Jurid, Mahle, Meletti, Nrf, Hutchinson, Elring, Sidem, Sampa, Pe Original, Depoautolamp, Alkar, Airtex.
  • 2007Dyqani Laç

    Ky vit shenon nje tjeter arritje per kompanine.Eshte viti ne te cilin arritem qe ta shnderrojme dyqanin tone te pare ne qytetin e Lacit,aty ku nisem gjithcka ne destinacionin me te bukur dhe te kerkuar te zones. Realizuam nje ndertese moderne,per nga infrastruktrua,ndricimi dhe komoditeti.Magazinimi i mijerave produkte tashme realizohet nga kushtet me bashkekohore.
  • 2005Profi-Car

    Shumica e mallrave tone prodhohen nga kompanite Gjermane me te shquara ne fushen e pjeseve te kembimit te automjeteve ,shume prej te cilave jane lider ne kete biznes prej dhjetra vjetesh dhe i tregtojne produktet e tyre ne mbare globin.Nje nder keto kompani te suksesshme eshte dhe Profi-Car ,e cila vjen per here te pare ne Shqiperi nga kompania jone,me nje game te gjere produktesh te tilla si, vajra motorri,kamio dhe diferenciali per vetura e kamione,adetive,produkte per kujdesin e makines, antifrize,uje xhamash, e shume produkte te tjera.
  • 2002Dyqani Tiranë

    Edhe pse me nje kapital fillestar shume modest,kombinimi i nje pune profesionale nga stafi,me cilesine dhe eksperiencen shume vjecare te furnitoreve tane Gjermane e Europiane,arritem qe te finalizojme hapjen e dyqanit tone te dyte me adrese ne Bllokun Gintash ne kryeqytet,dhe kjo per te qene me prane kerkesave te klienteve.
  • 1995Pikënisja - Dyqani Laç

    Degert Auto sha e nisi rrugetimin ne Janar te ketij viti,me epiqender qytetin e Lacit,si nje ndermarrje me drejtim kryesor te aktivitetit te tregetimit te pjeseve te kembimit per vetura dhe kamion .Me rreth 4 veta staf,dhe pak fare mjete financiare,por me vullnet dhe deshire per pune e sukses dhe nje vizion te qarte nga themeluesi Luan Turja.