Presidenti i Kompanisë

Historia jone e ekzistences ne kete sektor ,eshte nje histori e veshur me pune,cilesi e pergjegjshmeri,dhe e nje tradite prej me shume se 20-te vitesh e shoqeruar me shume energji dhe pasion. Ishte babai im ai i cili me mesoi se te qenit nje nderrmares ,do te thote te ndjekesh pasionin tend dhe te gjesh perfitim prej tij.Kam kaluar rreth 70% te jetes sime ,ne pune, ne kete qe sot njihet nga te gjithe familja e madhe Degert Auto sha,dhe kjo sepse e dua shume ate cfare bej. Tashme edhe ne ditet me sfiduese une jam i lumtur. I lumtur pasi e shikoj si nje sfide me vete kete fakt.

Bashkepunimi nder vite me partneret tane ane e mbane botes, kane qene nje motivim me vete.Me kane mesuar se celesi i nje kompanie afatgjate eshte ti besh konsumatoret apo klientet te ndihen qe po degjohen.Te jene ne qender te vemendjes kur behet fjale per sugjerimet,kritikat,ide dhe madje kerkesat e tyre.Mendoj se kemi arritur qe nder vite,kjo praktike pune te jete pjese e pandashme e aktivitetit tone ditor.

Kam mesuar se te qenit nje drejtues i mire eshte ta konsiderosh veten nje punonjes te vertete te ekipit me te cilen punon dhe nderton nje kulture organike,ne te cilen deshiron te jetosh cdo dite.

Mirenjohes per besimin tuaj!
Luan Turja
President Degert Auto sha